Lajmet e fundit

Napoli ka shënuar fitore prej 2:3 ndaj Genoas në javën e dhjetë të Serie A.
Genoa së pari kaloi në epërsi që në minutën e katërt përmes Taarabt, por Mertens me dy gola (14’,30’) çoi liderët në epërsi në pushim.
Një autogol i Zukanovic në minutën e 60-të çoi avantazhin e napolitanëve në 1:3, ndërkaq e tëra që Genoa arriti ta bëjë ishte goli i Izzos në minutën e 76-të.