Lajmet e fundit

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe klubit të Napolit në Serinë A italiane, feston sot 23 vjetorin e lindjes.
Urimet për futbollistin shqiptar kanë nisur prej mëngjesit dhe Napoli i ka dedikuar një poster të veçantë në rrjetet sociale, si dhe një mesazh në faqen e tij zyrtare, shkruan Albeu.
"Datëlindje në shtëpinë e Napolit. Elseid Hysaj mbush 23 vjeç. Mbrojtësi i Napolit ka lindur më 2 shkurt 1994 në Shkodër (Shqipëri). Hysajt i shkojnë urimet e të gjithë klubit të Napolit”, thuhet në mesazhin e klubit italian.