Napoli ka shënuar fitore të thellë ndaj Ajaxit, me rezultat 6-1, në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Mohamed Kudus, në minutën e 9’, derisa mysafirët u kundpërgjigjën shpejt me Giacomo Raspadorin.
Telsa Giovani di Lorenzo e kaloi në epërsi për herë të parë në ndeshje Napolin, në minutën e 33’ derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë Piotr Zielinski trefishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë Napoli shënoi edhe tri herë, fillimisht Raspadori shënoi golin e katërt, derisa golin e pestë e shënoi Kvicha Kvarshelia, në minutën e 63, derisa golin e fundit në ndeshje e shënoi Giovanni Simeone, në minutën e 81’.
Napoli pas fitores mbetet në vendin e parë me 9 pikë, pas tri ndeshjeve, derisa Ajaxi në pozitën e tretë me tri pikë. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.