Lajmet e fundit

Napoli po e shkatërron Milanin si mysafir, duke e shënuar golin e tretë përsëri me anë të Lorenzo Insigne në minutën e 68-të.
Fantazisti italian shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, të dytin personal në këtë takim.
Skuadra rosonere po vuan gjatë gjithë lojës dhe e ka pasur shumë vështirë të dalë përpara me lojë, mos lidhshmëria e lojës dhe mbrojtja e dobët e ka penalizuar që tre herë radhazi brenda kësaj ndeshjeje.