Lajmet e fundit

Napoli është në bisedime për mundësinë e transferimit të yllit të Valencia-s, Ferran Torres, sipas raportimeve nga Marca.
Klubi spanjoll po synon që të përfitojë nga shitjae 20 vjeçit para se ai të bëhet agjent i lirë më 2021, andaj një ujdi me Napolin këtë verë do t’iu konventonte edhe atyre.
Në anën tjetër, napolitanët kanë bërë një ofertë për Torres-in, dhe kanë kërkuar ta dinë çmimin e vendosur nga Lakuriqët, mirëpo në garë për shërbimet e të riut është edhe Bayer Leverkusen, e që mund ta rritë pazarin për të.