Lajmet e fundit
Skuadra italiane e do sulmuesin e Kosovës për të zëvendësuar Callejon, për shkak të stilit shpërthyer në krahë

Milot Rashica mund të transferohet te skuadra e Napolit për të zënë vendin e Jose Maria Callejon.
Ylli i kombëtares së Kosovës është një ndër emrat më të kërkuar prej kohësh nga drejtuesit e të kaltërve.
20-vjeçari konsiderohet si pasuesi ideal i futbollistit spanjoll, i cili pritet të largohet.
Interesimi i Napolit për talentin shqiptar nuk është surprizë, pasi edhe gjatë vitit të kaluar është folur shumë për mundësinë e transferimit të tij në Serie A.
Gjatë afatit kalimtar veror mund të jetë momenti i duhur për një tjetër hap cilësor në karrierën e Rashicës, i cili në dy sezonet e fundit në Eredivisie ka mundur të shënojë 10 gola.