Lajmet e fundit

Napoli po shpreson që ta përforcojë mbrojtjen stinorin e ardhshëm, andaj edhe po kërkon që ta transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Achraf Hakimi, sipas Sky Sports.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë me mbretërit e cila i skadon në qershor të vitit 2019, dhe konsiderohet si zëvendësim natyral për shqiptarin Elseid Hysaj, në rast se ky i fundit largohet.
Në anën tjetër, kampioni i Evropës mund të mos e lë Hakimin që të shkojë lehtë, ndërkaq opsion tjetër për napolitanët është edhe Stefan Lainer i RB Salzburg.