Napoli ka dështuar ta shfrytëzojë hapin 'falso' të Interit ndaj Parmas, të cilët barazuan 2-2 të shtunën.
Edhe ndeshja e sotme e napolitanëve si mysafirë të Bolognas, nuk prodhoi fitues, raporton Klankosova.tv.
Pavarësisht se Frank Anguissa i kaloi "të kaltërtit" në avantazh në minutën e 18-të, vendasit barazuan në të 64-ën, me anë të Dan Ndoye.
Ky barazim më së shumti i ka konvenuar "Nerazzurëve", të cilët vazhdojnë ta udhëheqin kampionatin elitar të Italisë, me 68 pikë, tri më shumë se Napoli.
Nga ana tjetër, Bologna me pikën e sotme, e ka rikthyer vendin e katërt në tabelë, pozitë kjo që në edicionin e ardhshëm, siguron pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
57 pikë ka siguruar kjo skuadër, një më pak se Atalanta e vendin të tretë, kurse një më shumë se Juventus që tani bie te i pesti, njofton Klankosova.tv
Deri në fund kanë mbetur edhe shtatë xhiro, të cilat do të definojnë gjithçka në Serie A.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.