Lajmet e fundit

Napoli nuk ka marrë më shumë se një barazim ndaj Torinos, me rezultat 1-1, në shtëpi, në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Khvica Kvarastskelia, në minutën e 61’, pasi u asistua nga Mario Rui.
Vetëm tri minuta zgjati epërsia e vendasve, pasi torinezët e barazuan rezultatin me anë të Antonio Sanabrias.
Në fund ndeshja u mbyll me këtë rezultat 1-1.
Napoli pas barazimit mbetet në vendin e shtatë me 44 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Torino renditet në pozitën e 10-të me 38 sosh. /Klankosova.tv.