Lajmet e fundit

Napoli është interesuar në blerjen e mbrojtësit të Celtic-ut, Kieran Tierney, sipas raportimeve nga mediumi britanik, Metro.
Ky lajm është i keq për Topçinjtë të cilët janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e 22 vjeçarit, madje një ofertë për të tashmë iu është refuzuar.
Në anën tjetër, klubi i tij aktual i kërkon 25 milionë euro për futbollistin që ishte shumë i rëndësishëm në stinorin e kaluar për gjigantin skocez.