Lajmet e fundit
Skuadra napolitane duket se është e interesuar ta shesë sulmuesin argjentinas, për ç'arsye edhe ka nisur një fushatë ku përmendet shtimi në peshë e të ngjashme.

Gonzalo Higuain duket gjithmonë e më larg Napolit. Nga ylli i skuadrës në garën për titullin në Serinë A dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me 24 gola në 26 ndeshje, statusi i argjentinasit ndryshoi në mënyrë drastike.
Te Napoli po përgatisin strategjinë për largimin e 28-vjeçarit, që kërkohet nga Paris Saint Germain dhe Chelsea. Kjo bën që deklaratat e presidentit Aurelio di Laurentiis se sulmuesi është mbi peshë të mos jenë të rastësishme.
Higuain nuk do ta rinovojë marrëveshjen që i përfundon në vitin 2018, ndërsa pakënaqësitë ndaj klubit kanë qenë të dukshme, rreth klauzolës me vlerë 94,5 milionë euro për prishjen e parakohshme të kontratës.
Përfaqësuesit e sulmuesit evitojnë të flasin për çështjen e rinovimit, ndërsa duket se në bisedat private me De Laurentiis i kanë bërë të ditur se nuk ekzistojnë kushtet për qëndrimin e mëtejshëm në San Paolo.
Për të mësuar më tepër rreth se ardhmes së argjentinasit duhet pritur fundi i sezonit dhe spekulimet rreth transferimit të mundshëm te Paris Saint Germain dhe Chelsea.
Por, lamtumira duket e pashmangshme kur kujton se akuzat për peshën e Higuain janë një strategji e përdorur edhe më parë te Napoli. Kjo ndodhi me Lavezzi-n që u përpara largimit u akuzua se shoqërohej me personat e gabuar, apo edhe për Cavanin lidhja e të cilit me skuadrën u vu në dyshim përpara shitjes te PSG.