Lajmet e fundit

“Viktima” e fundit e tyre ishte Udinese.
Ndaj friulanëve, Napoli e arriti fitoren e 13-të në këtë edicion të Serie A.
E 13 fitoret nga 15 ndeshjet e para në Serie A, ekipin nga jugu i Italisë e kanë futur në histori të futbollit italian.
Për napolitanët ky është starti më pozitiv në Serie A.
13 fitore nga 15 ndeshje, i ka arritur vetëm Juventusi.
“Zonja e vjetër” këtë gjë e ka bërë katër herë në edicionet 1949/50, 2005/06, 2013/14, 2018/19.