Lajmet e fundit

Napoli pritet të bëjë një ofertë të re për futbollistin e Barcelonës, Gerard Deulofeu, sipas Sport.
Ai ka dështuar ta sigurojë një vend në formacionin e Ernesto Valverdes, dhe gjasat që ai të largohet nga Camp Nou janë rritur pas ardhjes së Philippe Coutinho-s.
Në anën tjetër, pasi dështoi ta transferojë Simone Verdin nga Bologna, Napoli mund ta kthejë vëmendjen kah spanjolli.