Lajmet e fundit

Napoli e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, duke iu ofruar edhe më shumë titullit kampion.
Napolitanët triumfuan ndaj Lecces, me rezultat 2-1, në udhëtim, në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Giovani di Lorenzos, në minutën e 18’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, vendasit arritën të barazonin rezultatin me anë të Di Francescos, në minutën e 52’.
Napoli kaloi edhe njëherë në epërsi me aën të Ëladimiro Falcone, i cili realizoi autogol, në minutën e 64’. Ndeshja në fund u mbyll me këtë rezultat.
Napoli prin në Serie A, me 74 pikë, pas 29 ndeshjeve. /Klankosova.tv.