Lajmet e fundit

Napoli ka fituar ndaj Torinos me rezultat 1:3 në xhiron e 17-të të Serie A.
Kalidou Koulibaly në minutën e katërt, Piotr Zielinski në të 25-tën, Marek Hamsik në të 30-tën shënuan për fitoren e mysafirëve, ndërsa Andrea Belotti shënoi golin e vetëm për vendësit në minutën e 30-të.
Me këtë fitore, napolitanët janë kthyer në vendin e parë, me 42 pikë, dy më shumë se Interi në pozitën e dytë, që sot pësoi humbje në shtëpi nga Udinese, me rezultat 1:3.