Lajmet e fundit

Napoli është skuadra perfekte e Ligës së Kampionëve.
Lideri aktual i Serie A është padiskutueshëm “udhëheqës” edhe në garën më të fortë të futbollit ekipor.
Napoletanët kanë regjistruar 4 fitore nga po aq ndeshje të grupit A të fazës grupore të Champions, duke e kryesuar atë me 12 pikë të paqta dhe duke siguruar ecjen para në eleminimet direkte, që nisin në shkurt. Pos kësaj, lojtarët e këtij ekipi kanë shënuar më së shumti gola në këtë kompeticion, 17, ndërsa i kanë pranuar vetëm 4.
Klubi që e bëri të famshëm dikur futbollistin më të mirë në botë, argjentinasin Diego Armanda Maradona, ka gjasa të shtojë edhe më pikët dhe diferencën e golave, kur të mërkurën ndeshet si vendas më Rangersin e Skocisë.
Ekipi i dytë më i mirë në fazën e deritashme të Champions është Bayern, që po ashtu udhëheq grupin C, me 12 pikë. Bavarezët kanë shënuar 13 gola dhe kanë pësuar vetëm 2, raporton Klankosova.tv.
Bardhekuqtë e Munihut sonte i shkojnë mysafir Barcelonës. Kjo e fundit është e treta në grup, dhe çfarëdo rezultati pos fitores, e dërgon direkt në Evropa Ligë, ku u “transferua” edhe vjet, pas dështimit në fazën grupore të Championsit.