Lajmet e fundit

Napoli është në gjueti për të gjetur pasuesin e Luciano Spalletit, pasi ky i fundit ditë më parë konfirmoi se do të largohet posa të përfundojë sezoni aktual.
Spalleti kishte thënë se arsyeja është për shkak se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen. Ai ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024, dhe nuk do të nënshkruajë për ndonjë klub përgjatë vitit të ardhshëm.
Opsioni i parë për Napolin ishte Luis Enrique, por ky i fundit i refuzoi pasi kërkon një aventurë në Premier League.
Tash sipas mediave italiane, Napoli i ka sytë te Sergio Conceicao. Alternativë është Vincenco Italiano dhe Thiago Motta. /Klankosova.tv.