Lajmet e fundit

Milot Rashica ka shkëlqyer që në sfidën debutuese me Kosovën në kualifikueset e Rusi 2018. Sipas mediave italiane,Napoli është bërë gati të hidhet në sulm për të blerë kartonin e mesfushorit në merkaton e janarit.
Gazeta “Il Matino” raporton se vëzhguesit e skuadrës italianejanë shpërndarë këtë javë Europë për të parë nga afër talente të rinj të kombëtareve te ndryshme. Një prej tyre ishte edhe Rashica i cili ka shkëlqyerme fanellën e Kosovës ndaj Finlandës.
Bisedimet me Rashicën mendohet se janë hapur pas formës mjaft të mirë të treguar mbrëmë në Finlandë. Kartoni i Rashicës vlerësohej 5 milionë euro, por me paraqitje të tilla do të jetë shumë më e madhe.