Napoli ka fituar minimalisht 0:1 ndaj Lecce-s në xhiron e 35-të të Serie A-së.
Një gol i Giacomo Raspadorit në minutën e 24-t pas një ekzekutimi fantastik të goditjes së lirë i mjaftoi skuadrës së Antonio Conte-s që t'i arkëtojë tri pikë.
Me këtë fitore, napolitanët numërojnë 77 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë se Interi por që kampioni në fuqi e ka një lojë më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Lecce e Ylber Ramadanit mbetet e 17-ta me 27 pikë duke e rrezikuar rënien nga liga pasi ka vetëm një pikë më pak se vendi i 18-të.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte edhe një herë në krye të detyrës duke luajtur tërë takimin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.