Lajmet e fundit

Sipas “Sport Italia” presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka pranuar kërkesat e agjentit të lojtarit Mario Giufreddi.
Në këtë mënyrë Hysaj pasi disa javësh pritet të hedhë zyrtarisht firmën mbi kontratën e re që do ta lidhë me Napolin deri në vitin 2021.
Nga marrëveshja e re 22-vjecari nga Shkodra pritet të përfitojë pak më shumë se 1,6 milionë Euro në sezon plus bonueset.
Megjithatë në kontratën e re vendoset një klauzole prej 20 milion eurosh nëse lojtari largohet nga Napoli duke prishur kontratën në mënyrë të njëanshme.
Me këtë kontratë të re lojtari trefishon të ardhurat e tij.