Lajmet e fundit

Napoli është i gatshëm që të shesë mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, nëse vjen ndonjë ofertë e mirë.
Mediat italiane raportojnë se Napoli ka caktuar dëmshpërblimin e Hysajt në 25 milionë euro.
Por, përfaqësuesit e reprezentuesit shqiptar mendojnë se çmimi i caktuar është shumë i lartë dhe ia vështirëson futbollistit transferimin tek ndonjë prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij.
Kujtojmë se për Hysajn po interesohen disa skuadra të mëdha, në mesin e të cilave edhe Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich dhe Arsenal.