Napoli shpreson të veprojë shpejt për të siguruar të ardhmen afatgjatë të mesfushorit skocez Scott McTominay, mes interesit nga Premier League.
Lojtari është jashtëzakonisht i kënaqur me klubin, qytetin dhe kampionatin italian, andaj nuk sheh asnjë pengesë që mos të ulet në tavolinë dhe të nënshkruajë kontratë afatgjate me Napolin.
Aktualisht McTominay nuk po luan te Napoli shkaku i lëndimit, por skuadra e tij është në rrugë të mirë që edhe vitin tjetër të luajë në Champions League, pasi është në pozitën e tretë në renditje. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.