Lajmet e fundit

Napoli është vënë në kërkim të dy lojtarëve amerikanë, Christian Pulisic dhe Taylor Booth.
Përderisa i pari pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij stinori, i dyti luan për Utrechtin dhe ka zgjuar vëmendjen me paraqitjet e tij.
Presidenti i napolitanëve që ua ktheu titullin e kampionit të Italisë pas 33 vjetësh, dëshiron që ta ketë një amerikan në skuadër edhe për arsye komerciale.