Lajmet e fundit

Napoli pritet të zhvillojë një takim me PSV Eindhoven në 24 deri në 48 orët e ardhshme për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje për Noa Lang.
Sulmuesi anësor është një nga emrat në listën e ngushtë të klubit italian për të përforcuar krahët e sulmit.
Ndër opsionet e tjera janë edhe Dan Ndoye, me të cilin janë arritur marrëveshjet personale, por ende jo me klubin e tij, si dhe Jadon Sancho, që mbetet një mundësi e hapur.
Jack Grealish nuk është në listën e objektivave të Napolit, teksa Edon Zhegrova nuk po përmendet aq shpesh sikur gjatë dimrtit.