Napoli barazoi për herë të tretë radhazi, duke mos arritur ta mposhtë Parmën në stadiumin Maradona.
Ekipi i Antonio Contes, u përballën me vështirësi.
Ata barazuan 0:0 kundër Parmës në Stadio Diego Armando Maradona, në kuadër të xhiros së 16-të e cila ishte shtyrë shkaku i Superkupës së Italisë.
Ishte një barazim i tretë radhazi për napolitanët, pas atyre kundër Veronës dhe Interit. Azzurrët arritën vetëm përkohësisht të barazohen me Milanin në 40 pikë.
Ndërkohë, Ducali i Carlos Cuestas u ngjit në 22 pikë, duke fituar një pikë të vlefshme në luftën e tyre për mbijetesë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.