Lajmet e fundit

Skuadra e Napolit, në të cilën luan edhe reprezentuesi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, e ka mposhtur skuadrën e Fiorentinës me rezultat 2 me 1.
Pas një pjese të parë pa gola, Insigne shënoi me të filluar pjesa e dytë. Për barazimin e rezultatit u përkujdes sulmuesi i Violas, Kaliniq në minutën e 73-të, por për rezultatin përfundimtar vendosi Gonzalo Higuain, në minutën e 75-të.
Mbrojtësi shqiptar Hysaj edhe kësaj radhe ishte titullar duke treguar një formë të shkëlqyeshme.