Lajmet e fundit

Napoli ka shënuar fitore të thellë ndaj Sassuolos me rezultat 1-6.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Raçiqit në minutën e 17-të të ndeshjes, por Napoli barazoi shifrat me golin e Amir Rrahmanit në minutën e 29-të.
Vetëm dy minuta më vonë, Osimhen shënoi për epërsinë e parë të Napolit, kurse pas 10 minutash i njëjti lojtar shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin.
Më të nisur pjesa e dytë, Osimhen kompletoi hat-trickun, ndërsa në minutën e 51-të Kvaratskhelia shënoi për 1-5, njofton Klankosova.tv
I njëjti lojtar shënoi edhe golin e gjashtë për Napolin në minutën e 75-të të ndeshjes, e që ishte edhe rezultati përfundimtar.
Në këtë takim, nga fillimi luajti edhe Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla, ku ky i fundit u fut në lojë në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Napoli gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Sassuolo gjendet në pozitën e 18-të me vetëm 20 pikë, ku rrezikon seriozisht rënien nga liga.