Lajmet e fundit
Sipas La Repubblica Napoli ka përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Romës, Alessio Romagnoli në vlerë prej 30 milionë euro.

Ky është edhe çmimi të cilin Roma i ka vënë lojtarit të vet, e që drejtuesit e Napolit janë të gatshëm që ta paguajnë për të.
28 milionë në kesh ndërsa dy milionët e tjerë pritet që të paguhen në bazë të paraqitjeve të lojtarit.
Por nëse do të ndodhë largimi i tij, atëherë kjo do të bëhet vetëm në drejt të Milanit, pasi kjo është dëshira e 20 vjeçarit.
Rosonerët kanë ofruar 25 milionë kesh deh 3 të tjera bonuse, ndërsa pritet të shihet se cilën ofertë do ta pranojë Roma.
Por largimi i tij është i pritshëm pasi me shitjen e tij Roma dëshiron që të krijojë fonde më anë të të cilave do të paguante mjetet drejt Manchester City, për Edin Dzekon, transmeton Klan Kosova.