Lajmet e fundit

Simon Mignolet mund të kalojë te Napoli këtë verë, sipas raportimeve të Daily Mail.
Pas ardhjes së Alisson te Liverpool-i, tani belgu ka mbetur opsion i tretë i Jurgen Klopp në portën e Të Kuqve, andaj edhe largimi i tij nga “Anfield Road” nuk është larg mendsh.
Klubi nga Serie A po e konsideron ofertën për të, por në planet e tyre është edhe David Opsina i Arsenalit.
Napoli tashmë ka nënshkruar me Orestis Karnezis nga Udinese këtë verë, për një shumë prej 35 milionë eurosh.