Komoditeti i shtëpisë shpesh nis nga gjërat më të vogla: një jastëk më i butë, një dyshek më i rehatshëm apo një detaj i vogël që e bën pushimin të ndihet më i plotë.
Me këtë ide, brendi “Nap Zzz Mattress” po vazhdon shtrirjen në Kosovë, duke hapur dy dyqane të reja, një në Prishtinë dhe një tjetër në Ferizaj.
Këto hapje synojnë t’i afrojnë më shumë qytetarëve produkte të dedikuara për një gjumë cilësor dhe komoditet maksimal në shtëpi.
Për përfaqësuesit e kompanisë, kjo e hënë shënon një moment të rëndësishëm për brendin, i cili po vazhdon të rritet brenda dhe jashtë vendit.
Sipas specialistes së marketingut në kompani, Vesa Vuthi, hapja e dy pikave të reja është pjesë e planit të zgjerimit të rrjetit në rajon.
“Sot është një ditë shumë e veçantë për ne, sepse po festojmë hapjen e madhe të dy dyqaneve të reja të Nap Zzz Mattress në Prishtinë dhe Ferizaj, brendit më të ri në tregun e produkteve të gjumit. Me këto dy hapje të sotme, rrjeti ynë po rritet në 5 pika në Kosovë, ndërsa në nivel rajonal kemi 9 dyqane në Shqipëri dhe 5 në Maqedoninë e Veriut”, tha ajo.
Kompania thekson se synon t’u ofrojë klientëve produkte cilësore për një gjumë të shëndetshëm, me çmime të përballueshme.
Menaxherja e shitjes, Jeta Caka, thotë se në dyqanet e këtij brendi ofrohet një gamë e gjerë produktesh për gjumin.
“Nap Zzz është një brand që synon t’i ofrojë konsumatorëve produkte cilësore për gjumë të shëndetshëm me çmime shumë ekonomike. Në dyqanet tona klientët mund të gjejnë një gamë të plotë produktesh për gjumin, si dyshekë, jastëkë, mbishtresa dysheku, çarçafë dhe jorganë, të dizajnuara për komoditet maksimal dhe cilësi të garantuar”, u shpreh ajo.
Me rastin e hapjes së dy dyqaneve të reja, kompania ka paralajmëruar edhe oferta të veçanta për klientët, me zbritje deri në 60 për qind.
Dyqani në Prishtinë ndodhet në rrugën “Agim Ramadani”, prapa Teatrit, ndërsa në Ferizaj në rrugën “Rexhep Bislimi”, pranë NLB Bankës.
Brendi, i themeluar në gusht të vitit 2025, po vazhdon zgjerimin edhe jashtë kufijve të Kosovës. Sipas kompanisë, të enjten pritet të hapet edhe një pikë e re në qytetin e Fierit, në Shqipëri.
https://www.youtube.com/watch?v=SP9hvw-S4nQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.