Naomi Campbell është parë për herë të parë në publik gjatë së dieles me vajzën e saj të porsalindur në një shëtitje nëpër rrugët e New York-ut.
Supermodelja 50 vjeçare ka mahnitur fansat kur kishte njoftuar në fund të muajit maj se po priste një vajzë, teksa kishte shpërndarë një fotografi në mediat sociale, megjithëse nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për lindjen.
Me një elegancë tipike, Naomi nga imazhet e shkrepura shihet e veshur me një këmishë të bardhë me përmasa të gjera, pantallona të zeza me vija jeshile teksa ecte nëpër rrugë tërë stil duke shtyrë karrocën, shkruan dailymail, transmeton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
P
SHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.