Naomi Campbell më në fund ka publikuar një foto të vajzës së saj të vogël, emrin e së cilës ende nuk e ka zbuluar.
Kjo erdhi pak ditë pasi Naomi njoftoi se është bërë nënë në moshën 51-vjeçare, pa treguar paraprakisht se ishte në pritje të një fëmije, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
E në foton e publikuar sot vogëlushja shihet e veshur me shumë stil, e ato që bien në sy janë këpucët e vogla Gucci.
Këpucët që ngjasojnë me ato të balerinave duken sikur janë të qëndisura.
Naomi në foton e vajzës së saj shtoi edhe disa figura me zemra, që tregojnë dashurinë e saj për të.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.