Lajmet e fundit
Mbrojtësi thotë se reprezentuesi i Belgjikës nuk do të ketë të njejtën liri nën urdhrat e Pellegrinit siç e ka tek Wolfsburg.

Naldo beson se Kevin De Bruyne duhet ta refuzojë Manchester Cityn dhe të mbetet tek Wolfsburg.
Mesfushori ka qenë i lidhur me një kalim në ishull pas ofertës prej 50 milionë funtesh nga ‘Citizens’.
Por, Naldo beson se është në interesin e De Bruyne që të mbetet në Gjermani, pasi tek skuadra e Premier League nuk do të ketë të njëjtën liri si nën urdhrat e Dieter Hecking.
“Skuadra ka besim në të, gjë që është me rëndësi”.
“Tek Wolfsburg ai mund të bëjë pothuaj gjithçka do. Nuk e di nëse këtë liri do ta ketë diku tjetër”.
“Kevin bën diferëncën për ne. Nuk kemi si ai”.
“Nëse e humbim do të jetë humbje e madhe”.