Lajmet e fundit

Futbollisti i Romës, Radja Nainggolan, ka zbuluar motivet e që i kishte pasur kur kishte refuzuar përpjekjet e Chelseas për transferimin e tij, në mënyrë që të qëndrojë te Roma.
“Kam mundur të shkoj te Chelsea dhe te shumë klube të tjera, por të fillosh diçka të re kur je 28-29 vjeçar, në një kulturë të re, mënyre jete të re...nuk bën për mua”, tha belgu për Sport Voetbal Magazine.
“Preferoj të rri ku ndjehem mirë. Nëse paratë do të kishin qenë motivimi im i vetëm, do t’i ndryshoja klubet shumë shpesh dhe paga ime do të ishte rritur, por prioriteti im i parë është që të jetoj mirë”.
“Ju duhet të jetoni mirë dhe të jeni të lumtur kur luani aty ku jeni, dhe kam dy gjëra këtu. Gjithçka është perfekte; familja ime është e lumtur në Romë”, përfundoi Nainggolan.