Lajmet e fundit
Përzgjedhësi ka deklaruar se mesfushori i Roma nuk është mjaftueshëm i mirë për të prezantuar Belgjikën, por lojtari nuk mendon njëjtë

Radja Nainggolan ka thënë se vendimi i Roberto Martinez për ta lënë atë jashtë përfaqësueses për shkak të mospërgatitjes fizike është i cuditshëm.
Mesfushori mbeti jashtë ndeshjeve me përfaqësuese për kualfikueset e Botërorit 2018 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Gjibraltarit për shkak të lëndimit.
Por tani ai nuk mendon se ka ndonjë arsye pse ai të mos luajë për përfaqësuesen.
“Isha mjaft i mirë në Europian, pasi shënova dy gola të rëndësishëm”.
“Mendoj që vendimi i trajnerit për të më lënë jashtë për shkak të fitnesit është i cuditshëm. Jam i zhgënjyer nga kjo gjë”.