Lajmet e fundit
Portugezi është kritikuar për formën e tij këtë edicion, por mesfushori belg ka thënë se ai do të donte ta shihte në kryeqytetin italian.

Radja Nainggolan ka thënë se Cristiano Ronaldo është i mirëpritur tek Roma, nëse Real Madridi do ta shesë.
31 vjeçari nuk ka qenë në formën më të mirë këtë edicion, megjithëse ka shënuar 32 gola në 30 ndeshje.
Nainggolan beson se kritikat ndaj Ronaldos janë dëshmi të arritjeve të mëdha nga portugezi.
“E vetmja gjë që shoh është që ai shënon gola secilën javë. Nëse Reali nuk e do, e duam tek Roma”.
“Ëshët normale që për lojtarët e mëdhenj flitet”.
“Cristiano dhe Messi gjenerojnë kaq pritshmëri që edhe nëse luajnë vetëm pak poshtë nivelit të pritur, njerëzit spekulojnë”.