08.05.2023 · përditësuar para 1172 dite1 min lexim
Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Nagip Krasniqit, i cili ka kërkuar që këtij të fundit t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Nystret Arifi, zyrtar për Informim në Gjykatën e Apelit.
Ish-kreyshefi i KEK-ut do të mbetet në paraburgim deri në ndonjë vendim tjetër të Prokurorisë apo Gjykatës.
Më 20 prill 2023, Krasniqit i është caktuar masa e paraburgimit dhe e njëjta do të vlejë deri më 20 maj.
Ai është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’", "Ushtrimi i ndikimit" , dhe "Konflikti i interesit".
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.