Lajmet e fundit

Trajneri i Hoffenheim, Julian Nagelsmann e ka zbuluar arsyen se pse e ka refuzuar mundësinë që ta pasojë Zinedine Zidane në pankinën e Real Madridit.
31 vjeçari i cili llogaritet si një ndër trajnerët më të mirë të rinj në Evropë, e ka dërguar Hoffenheim-in në Ligën e Kampionëve në dy stinorët e fundit, një arritje që e ka shtyrë RB Leipzig të nënshkruajë me të për stinorin 2019-2020.
“Madridi më thirrën”, ka thënë Nagelsmann për 11Freunde.
“Kush do t’ua mbyllte telefonin? Klubi Futbollistik Universi nuk ekziston, andaj nuk ka klub më të madh se Real Madridi”.
“Por jam 31 vjeçar, do ta kem një mundësi tjetër. Nuk doja që ta ndërroja shtetin”.
“Nëse karriera ime vazhdon arsyeshëm, mund ta kem një mundësi tjetër që ta marr këtë klub në këtë kategori më vonë. Po ashtu për arsye familjare, nuk më përshtatej që të shkoja jashtë”.