Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se sot gjatë ditës do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i shpallur nga presidentja Vjosa Osmani.
Në një prononcim për Kallxo.com, Nagavci tha se si parti, janë ende në finalizimin e shkresave, transmeton Klankosova.tv.
“Jemi në finalizim të shkresave dhe sot gjatë ditës e dërgojmë. Një është dërgu vetëm tashmë”, tha ajo.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.