Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit, se situatën në të cilën ndodhet shteti sa i përket çështjes së presidentit, e kanë sjellë persona me qëllime të rrezikshme.
Sipas saj, Osmani duhet të tregojë kush janë ata persona dhe çfarë veprimesh ka marrë, për siç thotë ajo, t'i parandaluar ato plane, transmeton Klankosova.tv
“Zonja Osmani, ka obligim institucional, kushtetues, personal, të tregojë kush janë këta njerëz të papërgjegjshëm dhe mbi të gjitha nëse janë të rrezikshëm, jo vetëm që duhet ta bëjë të qartë për qytetarët, është mirë të tregojë, se nëse ka qenë në njohuri të këtyre planeve, çfarë ka ndërmarrë ajo si presidente, t’i pengojë këto plane.”/Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.