Lajmet e fundit

Të paktën dy pika karburanti në Shqipëri kanë refuzuar që të zbatojnë vendimin e Bordit të Transparencës për të shitur naftën me çmimin 203 lekë për litër.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë kapur duke shitur karburant mbi çmimet e caktuar nga qeveria.
“Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor”, është shprehur Rama.
Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit më 16 mars caktoi se çmimi i shitjes së naftës në vend do të jetë 203 lekë për litër deri më 21 mars.
Ngritja e të naftës në Shqipëri shkaktoi një valë proteste që ka hyrë në ditën e tetë.
Më 12 mars, çmimi për litër naftë arriti deri në nivelin 260 deri në 270 lekë për litër./euronews.