Gjatë ditës së premte, nafta në Kosovë do të shitet me çmim maksimal prej 1.47 euro për litër.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të përcaktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një ditë më parë nafta është shitur me çmim prej 1.44 euro për litër, ndërsa sot çmimi është rritur në 1.47 euro.
Ndërkohë, benzina do të kushtojë 1.37 euro për litër, ndërsa gazi 0.61 euro për litër./Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.