Lajmet e fundit

Ukraina ka shtuar sulmet me dronë me rreze të gjatë në Rusi, duke synuar objektet e naftës që furnizojnë avionët luftarakë, anijet dhe automjetet ushtarake, si dhe rafineritë e naftës që ndihmojnë në fuqizimin e ekonomisë.
Rritja në intensitetin e sulmeve duket se ka filluar në dhjetor, ka vazhduar gjatë gjithë janarit dhe është ende duke u mbajtur në shkurt, sipas analizës së sulmeve me dron të konfirmuar nga forcat e armatosura të Ukrainës dhe shërbimet e sigurisë, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Sulme të tjera janë raportuar gjithashtu, por nuk janë pranuar zyrtarisht nga Kievi.
Burimi e inteligjencës ukrainase tha se Ukraina ka "rritur ndjeshëm" prodhimin e dronëve për të sulmuar Rusinë, si dhe duke përmirësuar saktësinë dhe rrezen e tyre.
“Kjo rritje do të vazhdojë”, tha ai.
Parandalimi i naftës ruse nga fuqizimi i makinës së luftës së Vladimir Putinit ishte një qëllim i rëndësishëm, sipas burimit, i cili kërkoi të fliste në mënyrë anonime për arsye sigurie.