Lajmet e fundit

Tenisti legjendar Rafael Nadal, është duke pritur për Kylian Mbappen, të largohet nga Paris Saint-Germaini dhe të transferohet te Real Madridi.
37-vjeçari, është një mbështetës i Los Blancos, dhe është bërë një anëtar nderi i klubit që nga viti 2011, transmeton Klankosova.tv.
22 herë fituesi i Grand Slameve, po pret që sulmi i Carlo Ancelottit të përforcohet me ardhjen e Mbappes.
“Një tjetër sulmues do të jetë mirë. A po pres për Mbappen? Po, jam”, u shpreh Nadal.
“Nuk kam asnjë problem me Mbappen, përkundrazi, do të isha i lumtur nëse do të vinte”.
“Ai nuk ishte i obliguar të shkonte te Real Madridi, kur ne fansat e dëshironim”.
Tenisti spanjoll gjithashtu potencoi se një ditë do të dëshironte të ishte edhe president i Real Madridit.
Nadal, ndeshjen e fundit në tenis e ka luajtur në “Australian Open” në janar të këtij viti, dhe që nga atëherë ka qenë jashtë për shkak të lëndimeve.
Ai pritet të njoftojë për pensionimin e tij në vitin e ardhshëm.