Lajmet e fundit

Karim Benzema është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2021, teksa ka marr përkrahje nga shumë bashkëlojtar dhe trajner, ndërsa së fundi e ka mbështetur edhe tenisti Rafael Nadal.
Nadal i cili është një tifoz i famshëm i Real Madridit, shkroi një postim në rrjetet sociale për të shpjeguar se pse sulmuesi e meriton këtë vlerësim, transmeton Klankosova.tv.
“Ai ka admirimin tim si lojtar, ai tregon përkushtim ndaj sportit dhe demonstron profesionalizëm në moshën e tij”, ka shkruar Nadal.
“Paç fat Benzema dhe e ke mbështetjen time për Topin e Artë 2021”, ka shtuar Nadal.
Topi i Artë do të ndahet më 29 nëntor.