Aktorët e serialit më të shikuar në vend “Çka ka shpija”, kanë uruar festën e Fitër Bajramit.
Protagonisti i këtij seriali, Naser Rafuna thotë se si është të punosh në një ditë të tillë feste, transmeton Klankosova.tv.
“Është pjesë e profesionit, ne xhirojmë edhe më herët episodet, shikuesi nuk pyet se kur xhirohen”, thotë Rafuna.
Ai shton se festa e Bajramit për të është ditë gëzimi, por edhe mërzie.
“Na mungojnë njerëzit që nuk i kemi”, u shpreh ai.
Madje ai tregon një fakt interesant rreth agjërimit të tij.
“Ka 35 vjet që agjëroj”, u shpreh Rafuna në emisionin "Sol" në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Sp9KLpYzd6o
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.