Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Mitrovicë "Bridge Film Fest" edicioni i tretë i të cilit do të fillojë më 21 shtator dhe do të përfundojë më 25 shtator
Gazetarët dhe mysafirët e tjerë të ftuar në këtë festival kanë mbetur rrugëve të qytetit të Mitrovicës për shkak të papërgjegjësisë së organizatorëve.
Këtë e ka bërë të ditur edhe drejtoresha ekzekutive e festivalit, Nuri Ferizi.
"Të nderuar miq dhe bashkëqytetas,
Për arsye të mospërgjegjësisë së atyre që thirren si "struktura e re organizative e Festivalit Nderkombetar te Filmit: Bridge Film Fest", kanë ardhur disa musafir dhe gazetarë të cilët kanë mbetë rrugëve të qytetit të Mitrovicës.
Mua me duhet të i akomodoj në shtëpinë time, që të mos mbeten rrugeve.
Ju ftoj të gjithë ju, nëse takoni ndonjë musafir i cili ka dashur të bëhet pjesë e këtij Festivali, më njoftoni ne nr. +377 44 632 245; ose më shkruani në profilin tim në Facebook tek mesazhet!
Ju faleminderit".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.