Lajmet e fundit
Në emisionin Ora e Mbrëmjes, i ftuar ishte Agon Myftari, drejtori i ri artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Myftari ka folur për sfidat e tij si drejtor i ri në krye të këtij institucioni kulturor si dhe për pranimin e aktorëve të rinj në ansamblin rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
“Numri prej 10 aktorëve në Teatrin Kombëtar, nuk është i mjaftueshëm, por shpresoj se ky numër do të rritet”, ka thënë Myftari në Orën e Mbrëmjes.
Aktorët që janë përzgjedhur në ansamblin rezident të TKK-së janë: Adrian Morina, Arta Selimi, Armend Ismajli, Semira Latifi, Ylber Bardhi, Majlinda Kasumoviç, Armend Baloku, Shkelzen Veseli, Teuta Krasniqi dhe Albulena Kryeziu, njofton Klan Kosova.