Në afërsi të ish- Shtëpisë së Mallrave në qendër të Mitrovicës, qytetarët kanë shprehur shqetësim për muzikën me të zë të lartë që po dëgjohet gjatë orëve të vona të natës.
Sipas banorëve të lagjes përreth, lexues të Klankosova.tv, zëri i lartë po i shqetëson ata në shtëpitë e tyre, ndërsa ora afërsisht shënon 11 të mbrëmjes.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga policia për të rikthyer qetësinë në zonë.
Ndryshe, sipas ligjit në Kosovë, muzika me volum të lartë gjatë orëve të vona është e ndaluar
Video nga vendngjarja:
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.