Lajmet e fundit

Ekspozita “Thesare të Fjetura” është konceptuar në katin e dytë të pjesës perëndimore të hajatit, një mjedis i veçantë e impresionues, i cili pas viteve ’90 ka qenë i pashfrytëzuar.
Janë një seri ikonash dhe objekte të realizuara rreth shekujve XVI – XIX, të cilat ekspozohen për herë të parë. Ikona e titulluar “Strategu” (Shën Dhimitri), i atribuohet shkollës së Onufrit.
Kjo vepër është marrë nga kisha e Vangjelistrës prej nga vijnë dhe ikonat e tjera të kryemjeshtrit. Është një ikonë e përmasave të vogla, por krejt e veçantë nga vlerat dhe realizimi mjeshtëror.
Në kompozimin e skenës monumentale spikasin detaje të stilizuara të motiveve brenda një miniature perfekte.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.